Ndërlidhjet

Vllado Buçkovski dënohet me 3 vjet burgim


Vllado Buçkovski
Vllado Buçkovski
Vllado Buçkovski, ish-kryeministër i Maqedonisë dhe ish-ministër i Mbrojtjes, është dënuar sot me tre vjet burg për shkak të shpërdorimit të detyrës në kohën kur ishte ministër.

Prokuroria e ngarkonte atë për përvetësimin në mënyrë të paligjshme të një shume prej mbi dy milionë eurosh gjatë furnizimit me pjesë rezervë të tankeve ushtarake, raporton VOA.

Buçkovski e ka quajtur skandaloz vendimin e gjykatës, duke thënë se nuk ekziston asnjë dëshmi kundër tij. Ai ka paralajmëruar ankesë te Gjykata e Apelit.
XS
SM
MD
LG