Ndërlidhjet

Zgjedhjet e 23 qershorit, "më të mirat në Shqipëri"


Zëvendës/ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, Philip Reeker.
Zëvendës/ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, Philip Reeker.
Zëvendës/ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, Philip Reeker, i ka cilësuar zgjedhjet e 23 qershorit në Shqipëri si më të mirat të zhvilluara ndonjëherë në këtë vend.

Deklarata e zyrtarit të lartë amerikan është bërë gjatë një takimi në Zagreb me presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani.

Siç raportojnë mediat në Tiranë, Nishani dhe Reeker kanë ndarë mendimin se ndarja e pushteteve dhe funksionimi normal i institucioneve të pavarura janë jetësore për një demokraci të shëndetshme dhe funksionale.
XS
SM
MD
LG