Ndërlidhjet

Morsi sfidon ultimatumin e ushtrisë


Protestat kundër Morsit në Sheshin Tahrir të Kajros.

Protestat kundër Morsit në Sheshin Tahrir të Kajros.

Presidenti i Egjiptit, Mohamed Morsi, ka thënë se ai do të ndjekë planet e tij për pajtim me kundërshtarët.

Deklarata pason ultimatumin e ushtrisë për qeverinë e Morsit dhe opozitën që të gjejnë kompromis brenda 48 orësh.

Nëse jo, ushtria ka thënë se do të ofrojë planet e saj.

Morsi ka thënë se një ultimatum i tillë rrezikon të shkaktojë konfuzion.

Fronti i Shpëtimit Kombëtar, grup kryesor i opozitës, ka përjashtuar bisedimet me Morsin dhe ka thënë se do të bisedojë me gjeneralin që ka bërë ultimatumin.

Ndërkohë, agjencia e lajmeve MENA raporton se ministri i Jashtëm egjiptian, Mohamed Kamel Amr, ka ofruar dorëheqje.

Ajo vjen pasi miliona egjiptianë kanë protestuar kundër Morsit.

Së paku pesë ministra kanë dhënë dorëheqje që nga protestat masive të së dielës.
XS
SM
MD
LG