Ndërlidhjet

Irak: 9 njerëz të vrarë nga sulmi në xhami


Irak
Irak
Një sulmues vetëvrasës ka sulmuar një xhami shiite në Irak. Së paku nëntë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga sulmi në Mukdadia, rreth 80 kilometra në verilindje të Bagdadit.

Përgjegjësinë për të nuk e ka marrë ende asnjë grup.

Al Kaida në Irak vendos shpesh makina bombë dhe sulmues vetëvrasës, që në shënjestër kanë shiitët dhe forcat e sigurisë.

Të hënën, Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se dhuna në Irak, gjatë muajit qershor, ka marrë 761 jetë njerëzish dhe ka plagosur rreth 1,700 të tjerë.
XS
SM
MD
LG