Ndërlidhjet

Një raketë ruse pa pilot, e cila mbante tre satelitë, është rrëzuar menjëherë pas nisjes nga qendra e hapësirës Baikonur në Kazakistan.

Raporte për të lënduar nuk ka.

Mediat ruse kanë treguar pamjet e raketës duke u coptuar në ajër dhe duke rënë pranë bazës nga ku është nisur.

Autoritetet për emergjenca në Kazakistan janë duke shqyrtuar evakuimin e qyteteve pranë nga frika se lëndët djegëse të raketës mund të kërcënojnë shëndetin e banorëve.
XS
SM
MD
LG