Ndërlidhjet

Kerry dhe Lavrov u takuan në Brunei


Brunei, 2 korrik 2013.
Brunei, 2 korrik 2013.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, janë takuar në margjina të samitit të Shoqatës së Vendeve të Azisë Juglindore në Brunei.

Është pritur që dy zyrtarët të diskutojnë për konfliktin në Siri dhe për ish-kontraktorin e inteligjencës amerikane, Edward Snowden, i cili ndodhet në arrati, pasi ka publikuar informacione për programet e mbikëqyrjes të SHBA-së.

Por, Lavrov u ka thënë gazetarëve se ai dhe Kerry nuk kanë diskutuar për rastin e Snowdenit, pasi presidenti rus, Vladimir Putin, “i ka thënë të gjitha në lidhje me të”.

Snowden besohet se ndodhet në zonën e tranzitit të një aeroporti të Moskës.

Të hënën, Putin ka thënë se Snowden është i mirëpritur të qëndrojë në Rusi, por duhet të ndalojë aktivitetet që dëmtojnë SHBA-në.
XS
SM
MD
LG