Ndërlidhjet

Afrika e Jugut bën plane për ditëlindjen e Mandelës


Pretoria

Pretoria

Presidenti i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma, i ka bërë thirrje kombit që të nisë planet për ditëlindjen e Nelosn Mandelës, më 18 korrik.

Ish-presidenti afrikanojugur, njëherësh burrështetas global, mbetet në gjendje kritike për jetën në një spital të Pretorias.

Ai është shtruar më 8 qershor me një infeskion të thellë në mushkëri.

Mandela mbush 95 vjet më 18 korrik.

“Duhet të bëjmë diçka të mirë për njerëzimin në këtë ditë, për nder të ish-presidentit tonë”, ka thënë Zuma.

Mandela është i njohur në botë për luftën kundër sundimit të pakicës së bardhë në Afrikën e Jugut dhe pastaj për nxitjen e pajtimit midis racave, ndonëse ka kaluar 27 vjet në burg.

Ai është nderuar me Çmimin Nobel për Paqe më 1993 dhe është zgjedhur president vitin pasues. Mandela është larguar nga posti më 1999, pas një mandati në detyrë.
XS
SM
MD
LG