Ndërlidhjet

Obama: Morsi të pranojë përgjegjësinë


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i ka bërë thirrje presidentit të Egjiptit, Muhammad Morsi, që të adresojë krizën e përshkallëzuar politike në këtë vend.

Shtëpia e Bardhë bën të ditur se Obama ka kërkuar nga Morsi “që të ndërmarrë hapa, të cilët tregojnë se ai është përgjegjës për shqetësimet e kundërshtarëve të tij politikë”.

Miliona egjiptianë kanë nisur protesta kundër Morsit këtë javë.

Zyra e presidentit ka thënë se ai do të ndjekë planet e tij për pajtim me kundërshtarët, pavarësisht ultimatumit të ushtrisë për qeverinë e Morsit dhe opozitën që të gjejnë kompromis brenda 48 orësh.

Nëse jo, ushtria ka thënë se do të ofrojë planet e saj.

Morsi ka thënë se një ultimatum i tillë rrezikon të shkaktojë konfuzion.
XS
SM
MD
LG