Ndërlidhjet

Thaçi: Deklarata Kushtetuese, akt i guximit


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se shpallja e Deklaratës Kushtetuese më 2 korrik, 1990, është ndër ngjarjet më të rëndësishme juridike dhe politike pas shpërbërjes së sistemit njëpartiak në Kosovën e fillimviteve të nëntëdhjeta.

Thaçi i ka bërë këto komente me rastin e 23-vjetorit të Deklaratës Kushtetuese.

Në adresimin e tij për media thuhet se “delegatët e Kuvendit të Kosovës ndërmorën një akt të rëndësishëm, ku shprehej vullneti i popullit të Kosovës për liri dhe mëvetësi politike dhe juridike nga pushtimi jugosllav dhe serb njëkohësisht”.

“Deklarata Kushtetuese ishte akt i guximit qytetar dhe patriotik për kohën kur Kosova realisht nuk pranonte degradimin kushtetues, ndrydhjen e lirive dhe të drejtave si dhe mënjanimin e shqiptarëve nga jeta institucionale”.

“Prej kohës së shpalljes së Deklaratës Kushtetuese, deri në çlirimin përfundimtar, Kosova ka kaluar nëpër ngjarje të rëndësishme historike, gjithnjë duke pasur vizion lirinë dhe pavarësinë”, thuhet pos tjerash në deklaratën e kryeministrit Thaçi.
XS
SM
MD
LG