Ndërlidhjet

logo-print

Snowden nuk do më azil në Rusi


Edward Snowden

Edward Snowden

Ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Snowden, i cili ka publikuar dokumente për programet e mbikëqyrjes të SHBA-së, ka tërhequr kërkesën për azil në Rusi.

Dmitry Peskov, zdhënës i presidentit rus, Vladimir Putin, ka thënë se Snowden ka tërhequr kërkesën pasi ka mësuar për kushtet që ka vënë Moska.

Të hënën, Putin ka thënë se Snowden ëshyë i mirëpritur në Rusi, por ai duhet të ndalojë aktivitetet që dëmtojnë Shtetet e Bashkuara.

Peskov ka thënë se Snowden ka dërguar kërkesa për azil në 15 vende.

Ai besohet se gjendet në hotelin e një aeroporti të Moskës.
XS
SM
MD
LG