Ndërlidhjet

Obama: Thirrje Morsit për hapa përgjegjës


Pamje nga protestat në Kajro
Pamje nga protestat në Kajro
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i ka bërë thirrje presidentit të Egjiptit, Muhammad Morsi, për “të ndërmarrë hapa që tregojnë se ai është përgjegjës” ndaj shqetësimeve të kundërshtarëve të tij politikë, në periudhën e përshkallëzimit të krizës politike, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Këtë javë, miliona njerëz i kanë filluar protestat kundër presidentit Morsi në gjithë Egjiptin.

Zyra e Morsit tha se ai do t’i mbetet besnik planit të tij politik të pajtimit, përkundër ultimatumit të djeshëm nga ushtria, me të cilin kërkohet që qeveria dhe opozita të gjejnë kompromis brenda 48 orëve.

Nëse kjo nuk arrihet, ushtria tha se do ta ofroj planin e vet.

Presidenti Morsi tha se ultimatumi rrezikon të shkaktoj konfuzion.

Opozita kryesore e Egjiptit, Fronti i Shpëtimit Kombëtar, e ka përjashtuar mundësinë e bisedimeve me Morsin.

Raportohet se ministri i jashtëm i Egjiptit, Mohamed Kamel Amr, dhe katër ministra të tjerë kanë dhënë dorëheqje këtë javë.
XS
SM
MD
LG