Ndërlidhjet

Gjermani: Një çift u dënua për spiunim për Rusinë


Burri dhe e shoqja e tij para njëri-tjetrit në një gjykatë në Shtutgart të Gjermanisë

Burri dhe e shoqja e tij para njëri-tjetrit në një gjykatë në Shtutgart të Gjermanisë

Një gjykatë në Shtutgart të Gjermanisë sot e ka dënuar një çift bashkëshortor lidhur me akuza për spiunim për Rusinë.

Çifti Andreas dche Hidrun Anschlag, janë dënuar përkatësisht me gjashtë vjet e gjysmë dhe pesë vjet e gjysmë burg dhe janë gjobitur me 500 mijë euro.

Burri dhe gruaja, që pretendojnë se janë austrianë me prejardhje nga Amerika Jugore, kanë jetuar në Gjermani prej viteve të 80-ta, ndërsa dyshohet se kanë përdorë dokumente të falsifikuara.

Ata sot janë shpallur fajtorë për transmetimin e materialeve sekrete të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s në Shërbimin e inteligjencës së jashtme ruse.

Raportohet se ata kishin dërguar informata nëpërmjet Internetit, me komunikime satelitore ose në vendet e fshehura.

Ata ishin arrestuar në Tetor të vitit 2011 dhe në Janar janë paraqitur para gjykatës.
XS
SM
MD
LG