Ndërlidhjet

Dolgov: Rusia nuk e pranon pavarësinë e Kosovës


Pamje e Sheshit të Kuq në Moskë
Pamje e Sheshit të Kuq në Moskë
Rusia nuk e njehë pavarësinë e Kosovës, ka thënë Konstantin Dolgov, përfaqësues i ministrisë së jashtme ruse për të drejta të njeriut, demokraci dhe sundim të ligjit.

Ai këtë deklaratë e bëri duke komentuar vendimin e autoriteteve të Kosovës për vënien e regjimit të vizave për shtetasit e 87 vendeve, përfshirë edhe Rusinë.

“Pozicioni ynë në parim mbetet i pandryshuar, ne nuk e njohim pavarësinë e Kosovës”, theksoi zyrtari rus, Konstantin Dolgov, raporton agjencia Itar-Tass nga Moska.
XS
SM
MD
LG