Ndërlidhjet

Tanzani: Obama dhe Bushi – së bashku në ceremoninë e përkujtimit


George Bush (majtas) dhe Barack Obama, në ceremoninë e sotme përkujtimore në Dar-es-Salam të Tanzanisë

George Bush (majtas) dhe Barack Obama, në ceremoninë e sotme përkujtimore në Dar-es-Salam të Tanzanisë

Presidenti amerikan, Barack Obama, dhe paraardhësi i tij, George Bush, në një paraqitje të përbashkët i kanë përkujtuar viktimat e sulmit të al-Kaidës në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, para 15 vitesh, në Tanzani.

Obama dhe Bushi sot qëndruan pranë njëri-tjetrit në ceremoninë, në të cilën u përurua një shtatore përkujtuese në kompleksin e ri të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në kryeqytetin Dar-es-Salam.

Nga sulmi më 7 Gusht 1998, u vranë 10 shtetas të Tanzanisë dhe u plagosën 85 amerikanë dhe tanzanias.

Të dy liderët amerikanë nuk kanë bërë deklarata publike.

Ceremonia u zhvillua në kohën kur Shtetet e Bashkuara po e intensifikojnë rolin e tyre në luftën kundër militantëve islamikë në Afrikë.

Uashingtoni i mbështet forcat afrikane në stabilizimin e Somalisë dhe Malit, ndërsa i ka dërguar disa ekipe stërvitore në shtetet afrikane.
XS
SM
MD
LG