Ndërlidhjet

Barroso: Kërkojmë që çështja të qartësohet menjëherë


Jose Manuel Barroso

Jose Manuel Barroso

Duke u shprehur lidhur me dyshimet për spiunimin e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara, për të cilën ka pasur edhe raporte në mediat evropiane, presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, ka kërkuar “qartësi dhe transparencë” nga Shtetet e Bashkuara.

“Nëse këto lajme paraqiten të vërteta, kjo do të jetë shumë shqetësuese dhe ngritë shqetësime shumë serioze dhe të rëndësishme. Për këtë arsye, menjëherë pas publikimit në raportet e mediave, ne menjëherë kemi kërkuar nga Shtetet e Bashkuara qartësi të plotë dhe të menjëhershme për këtë çështje”, tha sot zoti Barroso në fjalimin e tij në Parlamentin Evropian në Strasburg.

Dje sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, tha se kjo çështje është shtruar nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Cahterine Ashton, në takimin me të.

Zyrtari i lartë amerikan tha se më tepër “nuk do të komentoj” derisa t’i ketë të gjitha faktet dhe “të gjente në mënyrë precize se cila është situata”.
XS
SM
MD
LG