Ndërlidhjet

Azerbajxhan: Të akuzuarit për komplot – në gjykatë


Pamje e kryeqytetit Baku
Pamje e kryeqytetit Baku
Në Azerbajxhan, 29 vetë të akuzuar për komplot për të bërë sulme terroriste, përfshirë edhe planin për vrasjen e presidentit, Ilahm Aliyev, gjatë Këngës së Evrovizionit në Baku, sot janë paraqitur në gjykatë.

Vitin e kaluar, ministria e sigurisë e Azerbajxhanit pat shpallur se e kishte zbuluar komplotin për sulme gjatë garës së Evrovizionit.

Më se 40 të dyshuar ishin arrestuar.

Së paku shtatë prej tyre, tashmë janë dënuar për terrorizëm dhe tradhti të lartë me burg prej 12 e deri në 14 vjet.

Hetuesit thanë se grupi kishte lidhje me Iranin fqinjë.

Raportohej se lideri i grupit ishte vrarë gjatë një operacioni për arrestimin e të dyshuarve, pak para Këngës së Evrovizionit.
XS
SM
MD
LG