Ndërlidhjet

Jahjaga: Deklarata Kushtetuese e hapi rrugën e shtetit të Kosovës


Pamje e Prishtinës

Pamje e Prishtinës

Miratimi i Deklaratës Kushtetues të 2 korrikut 1990 shënon një nga aktet më të rëndësishme të organizimit institucional në Kosovë dhe një hap themeltar në procesin e pavarësimit të Republikës së Kosovës, tha sot presidentja Atifete Jahjaga.

Dy korriku i vitit 1990 shënohet si ditë e artikulimit të qartë të vizionit dhe vullnetit të qytetarëve dhe të institucioneve të Kosovës për liri, demokraci dhe pavarësi të vendit, vullnet ky që u realizua me sakrificën, angazhimin dhe përpjekjet e pareshtura të gjeneratave të tëra, thuhet në deklaratën e zonjës Jahjaga, që është publikuar në faqen në Internet të presidencës së Kosovës.

Mëtutje theksohet se tetëmbëdhjetë vjet më vonë, më 17 shkurt 2008, ëndrra dhe vullneti i qytetarëve u përmbushën me shpalljen e pavarësisë së Republikës së Kosovës, shtetit të mundësive të barabarta për të gjithë, që ka bërë hapa të mëdhenj të përparimit e të zhvillimit me synimin e qartë të anëtarësimit në BE, NATO dhe OKB, dhe në miqësi të përjetshme me SHBA-në.

Në këtë ditë, çmojmë dhe vlerësojmë lart kontributin e deputetëve që, në një kohë shumë të rëndë, e shpallën Deklaratën Kushtetuese dhe e miratuan Kushtetutën e Kaçanikut më 7 shtator 1990, me të cilën i hapën rrugën ndërtimit të shtetit të Kosovës, tha Jahjaga.
XS
SM
MD
LG