Ndërlidhjet

Beograd: Liderët shqiptarë u takuan me Vuçiqin


Riza Halimi
Riza Halimi
Deputeti shqiptar nga Lugina e Preshevës në Kuvendin e Serbisë, Riza Halimi, tha se përfaqësuesit e shqiptarëve nga pjesa jugore e Serbisë, në takiumin e sotëm me zëvendëskryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë marrë premtime se do të filloj zgjidhja e problemeve të grumbulluara ekonomike dhe problemeve të tjera në këtë rajon.

“Sot me Vuçiqin kemi biseduar në mënyrë direkte për problemet themelore, siç është papunësia, e cila është më e lartë se 70%, shumë më e lartë se mesatarja në Serbi, pastaj për problemet në shëndetësi dhe arsim, për përfaqësimin e dobët të shqiptarëve në sistemin e drejtësisë, në polici dhe në institucionet e tjera shtetërore”, tha Riza Halimi.

Zoti Halimi ka theksuar se qeveria e Serbisë e ka pranuar programin e masave të cilin e kanë paraqitur liderët politikë shqiptarë nga Lugina e Preshevës për zgjidhjen e problemeve.
“Vuçiqi është shprehur optimist se prej muajit Tetor mund të priten rezultate konkrete”, për zbatimin e masave, të cilat i kanë propozuar liderët shqiptarë, tha Halimi.

Duke folur për situatën e rëndë ekonomike në pjesën jugore të Serbisë, Riza Halimi tha se atje të ardhurat për kokë banori janë shtatë herë më të ulëta se mestarja në Serbi.

Ai ka theksuar se vetëm tre gjyqtarë në sistemin e drejtësisë së Serbisë janë shqiptarë, ndërsa përfaqësim i tillë i ulët është edhe në polici dhe në institucionet e tjera.

Në mbledhjen ne sotme me Aleksandar Vuçiqin në Beograd, ishin të pranishëm edhe Ragmi Mustafa, Skender Destani, Jonuz Musliu, Nagip Arifi, Galib Beqiri dhe Shaip Kamberi.

Në takim ishte i pranishëm edhe kryetari i Trupit koordinues të qeverisë së Serbisë, për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, raportojnë agjencitë serbe të lajmeve.
XS
SM
MD
LG