Ndërlidhjet

logo-print

Bagdad: Nga sulmet me bomba – dhjetëra të vrarë


Polici i inspekton dëmet në një ndërtesë në Bagdad nga një sulm i mëparshëm me makinë-bombë

Polici i inspekton dëmet në një ndërtesë në Bagdad nga një sulm i mëparshëm me makinë-bombë

Nga sulmet me bomba në lagjet e banuara kryesisht me popullatë shumicë shiite, në Bagdad të Irakut, janë vrarë së paku 31 vetë.

Përfaqësues të shërbimeve të sigurisë dhe të atyre mjekësore thanë se sulmet e sotme me bomba ndodhën ndaras, brenda disa minutave, në së paku katër hapërisa në kryeqytetin e Irakut.

Në mesin e të vrarëve gjenden edhe dy policë.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto sulme.

Dhuna e sotme ndodhi një ditë pasi nga një varg sulmesh, në pjesën veriore të Bagdadit, u vranë së paku 45 vetë.

Nga Iraku raportohet, poashtu, se sot herët në mëngjes, policia ishte e involvuar në të shtëna me militantët në qytetin veriperëndimor Baaj, afër kufirit me Sirinë.

Nga këto të shtëna mbetën të vrarë katër policë dhe shtatë militantë.
XS
SM
MD
LG