Ndërlidhjet

logo-print

Egjipt: Morsi refuzon të tërhiqet


Tubimi i kundërshtarëve të Morsit në Sheshin Tahrir në Kajro

Tubimi i kundërshtarëve të Morsit në Sheshin Tahrir në Kajro

Presidenti i Egjiptit, Mohamed Morsi, thotë se nuk do të tërhiqet dhe ka shprehur përkushtim që “legjitimitetin e tij kushtetues” ta mbrojë me jetë.

Duke folur në Televizionin shtetëror, mbrëmë vonë, Morsi i fajësoi lojalistët e ish-liderit Hosni Mubarak, për trazirat aktuale, me ç’rast tha se ka përpjekje për përmbysjen e qeverisë së tij.

Morsi ka premtuar një varg të masave për arritjen e konsensusit politik me kundërshtarët, përfshirë edhe ndryshimin e kabinetit të tij.

Fjalimi i tij u bë në kohën kur ekziston ultimatumi i ushtrisë, i cili skadon sot më vonë gjatë ditës.

Ushtria po kërkon që Morsi dhe kundërshtarët e tij të gjejnë një kompromis, për kapërcimin e krizës së tashme politike në Egjipt.

Nëse kjo nuk arrihet, ushtria tha se do ta zbatoj planin e vet.

Njëherësh, dhjetëra mijëra mbështetës dhe kundërshtarë të presidentit Morsi, gjatë natës, kanë mbajtur tubime në kryeqytetin Kajro dhe në qytete të tjera të Egjiptit.
XS
SM
MD
LG