Ndërlidhjet

Pakistan: Sulm ajrore amerikan me aeroplan pa ekuipazh


Një aeroplan pa ekuipazh i Shteteve të Bashkuara

Një aeroplan pa ekuipazh i Shteteve të Bashkuara

Raportohet se ka ndodhur një sulm me aeroplan pa ekuipazh të Shteteve të Bashkuara në Pakistan.

Zyrtarë të inteligjencës së Pakistanit i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se sulmi është bërë sot herët në mëngjes, ndërsa për cak kishte një shtëpi në rajonin fisnor në Vaziristanin Verior.

Zyrtarët thanë se janë vrarë 16 militantë.

Sipas tyre, militantët ishin pjesëtarë të rrjetit Haqqani, të cilin Uashingtoni e konsideron si njërin nga grupet më të rrezikshme militante, që lufton kundër forcave ndërkombëtare të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara në Afganistan.

Udhëheqja e rrjetit Haqqani thotë se është lojale ndaj shefit të talibanëve, Mullah Omar, por operon krejtësisht e pavarur.

Ky ishte sulmi i dytë amerikan me aeroplan pa ekuipazh, brenda Pakistanit, prej muajit Qershor, kur kryeminsitër i ri u bë Nawaz Sharif, i cili ka bërë thirrje për përfundimin e sulmeve të këtilla, meqë ato paraqesin shkelje të sovranitetit të Pakistanit.
XS
SM
MD
LG