Ndërlidhjet

Kanada: U zbulua një komplot i al-Kaidës


Ilsutrim
Ilsutrim
Autoritetet në Kanada thonë se e kanë zbuluar një komplot të al-Kaidës.

Policia në British Columbia njoftoi se janë arrestuar një mashkull dhe një femër, të dy kanadezë.

Policia tha se ata të dy planifikonin të aktivizonin tri shpërthime ditën e Hënë, kur shënohet Dita e Kanadasë, jashtë parlamentit në Viktoria, British Columbia, në bregdetin e Paqësorit kanadez.

Policia tha se nuk ka dëshmi për të sugjeruar se sulmet e planifikuara kanë ndonjë lidhje me vendet e tjera.

Policia ka refuzuar ta detajizoj ndonjë lidhje eventuale ndërmjet dy kanadezëve dhe rrjetit al-Kaida.

Autoritetet thanë se nuk dinë për ndonjë lidhje eventuale të tyre me sulmet me bomba në Boston të Shteteve të Bashkuara, më 15 Prill.
XS
SM
MD
LG