Ndërlidhjet

Austri: Dyshime se në aeroplanin e presidentit gjendet Snowden


Presidenti i Bolivisdë Evo Morales
Presidenti i Bolivisdë Evo Morales
Aeroplani i presidentit të Bolivisë, Evo Morales, është detyruar ta bëjë një ndalesë të paparaparë në Austri, për shkak të dyshimeve se ish-kontraktori i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara, Edward Snowden, gjendet në të.

Zyrtarët në Austri dhe Bolivi thanë se Snowden nuk ishte në aeroplan, me të cilin presidenti Morales udhëtonte nga një samit në Rusi, ku ai kishte sugjeruar se qeveria e tij ishte e gatshme për ta shqyrtuar dhënien e azilit për Snowdenin.

Aeroplani i presidentit ishte detyruar të fluturoj në hapësirën ajrore të Austrisë, pasi Franca dhe Spanja kishin refuzuar të lejojnë që ta shfrytëzoj hapësirën e tyre ajrore, qartazi për shkak të shqetësimeve se Snowden ishte në aeroplan.

Ministri i jashtëm i Bolivisë, David Choquehuanca, tha se Franca dhe Spanja do të duhet të shpjegojnë se përse ata nuk e lejuan fluturimin, duke thënë se më këtë vendim e kanë rrezikuar jetën ne presidentit.
XS
SM
MD
LG