Ndërlidhjet

Francë: Liderja e së djathtës ekstreme – pa imunitet


Marine Le Pen
Marine Le Pen
Marine Le Pen, lidere e partisë së djathtë ekstreme, Fronti Kombëtar i Francës, më nuk ka imunitet si zëvendëskryesuese e Parlamentit Evropian, dhe tash mund të ballafaqohet me akuzat për racizëm.

Mbrëmë, Parlamenti Evropian në Strasburg ka votuar për tërheqjen e imunitetit të lideres Le Pen, me kërkesë të një gjykate në Lion të Francës.

Akuzat kundër saj janë bërë nga një asociacion anti-racizmit, pasi Le Pen i kishte përshkruar faljet e myslimanëve në rrugë si “akt politik nga fundamentalistët” dhe i kishte krahasuar ata me okupimin e Francës nga Gjermania Naziste.

Le Pen, babai i së cilës, Jean-Marie, është themelues i partisë Fronti Kombëtar, tha se ajo qëndron në komentet e saj dhe se është “absolutisht e bindur” se gjykata do të vendos në favor të saj.
XS
SM
MD
LG