Ndërlidhjet

Rasmussen qëndron sot në Kosovë


Anders Fogh Rasmussen
Anders Fogh Rasmussen
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, e viziton sot Shtabin Qendror të KFOR-it në Prishtinë dhe do të takoj përfaqësuesit e lartë ndërkombëtarë dhe ata të shtetit të Kosovës.

Zyra për media e KFOR-it ka njoftuar se Rasmussen do të zhvilloj takime me komandantin e KFOR-it, Volker Halbauer, dhe me përfaqësuesit kyç të komunitetit ndërkombëtar në Kosovë.

Ai gjithashtu do të zhvillojë takime edhe me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, ministrin e FSK-së, Agim Çeku, dhe ministrin e kthimit, Dalibor Jevtiq.

Në përmbyllje të vizitës, Rasmussen dhe Thaçi do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për media.

Gjatë kësaj vizite, Rasmussen do të shoqërohet nga përfaqësues të Këshillit Veri-Atlantik, që është organi më i lartë qeverisës politik i NATO-s.
XS
SM
MD
LG