Ndërlidhjet

logo-print

Rusia dhe Kina – ushtrime të përbashkëta ushtarake


Ilustrim

Ilustrim

Mediat në Rusi dhe Kinë raportojnë se të dy vendet do të mbajnë ushtrime të përbashkëta ushtarake detare në bregdetin e Paqësorit, të cilat fillojnë këtë të premte.

Agjencia zyrtare kineze, Xhinhua, sot ka raportuar se shefi i ushtrisë së Kinës, Fang Fenghui, ka thënë se këto ushtrime “nuk e kanë për cak ndonjë vend të tretë”, por synojnë “ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit rajonal”.

Një zëdhënës i marinës së Rusisë tha se 20 anije dhe 10 aeroplanë do të marrin pjesë në ushtrime, që do të zgjasin deri më 12 të këtij muaji.

Agjencia Xhinua e ka përshkruajtur kontigjentin kinez në këto lojëra ushtarake si “forcën më të madhe ushtarake, që marina e Kinës e ka dërguar në ushtrime të përbashkëta”.
XS
SM
MD
LG