Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmi i militantëve – 6 politcë të vrarë


Pamje nga Peshavari

Pamje nga Peshavari

Së paku gjashtë policë janë vrarë nga një sulm i militantëve në një pikë kontrolli në pjesën veriperëndimore të Pakistanit.

Administratori civil rajonal, Naveed Akbar, i tha Radios Evropa e Lirë, se sulmuesit sot e kishin shkatërruar pikën e kontrollit afër një fshati në Peshavar.

Sipas tij, së paku 10 policë, poashtu, ishin plagosur gjatë sulmit.

Një zyrtar lokal i tha AFP-së se më se 50 militantë e kishin sulmuar pikën e kontrollit gjatë natës. Kjo kishte shkaktuar përleshje të armatosur, e cila kishte vazhduar për një orë.
XS
SM
MD
LG