Ndërlidhjet

Prishtina pret marrëveshje me Beogradin për energji


Edita Tahiri

Edita Tahiri

Prishtina beson se është arritur një përparim i ndjeshëm në bisedimet me Beogradin për çështjet e energjisë, ndonëse nuk specifikohet se për çfarë lloj zgjidhje mund të merren vesh palët.

Delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, pas takimeve të zhvilluara me palën serbe Bruksel me 1 dhe 2 Korrik, ka vlerësuar se janë shënuar përparime shumë të rëndësishme që mund të çojnë drejt arritjes së marrëveshjes.

“Këto dy ditë të bisedimeve për çështjet e energjisë kanë kontribuar për tejkalimin e diferencave për disa çështje që kishin mbetur të hapura duke rezultuar në përparime të rëndësishme në procesin e arritjes së marrëveshjes për energjinë”, citon komunikata e lëshuar nga qeveria, zëpvendëskryeministren Tahiri. Mirëpo, vijon komunikata, mbeten edhe disa çështje të hapura për të cilat priten deklarimet e palëve.

“Nëse nuk do të ketë afrim të mëtejmë të qëndrimeve atëherë kjo çështje do të bartet në agjendën e takimit të kryeministrave të të dyja shteteve, që pritet të mbahet më 8 korrik në Bruksel me ndërmjetësimin e zonjës Ashton”, theksohet në komunikatë.
XS
SM
MD
LG