Ndërlidhjet

Rohani premton më shumë liri për iranianët


Iran – Presidenti i Iranit Hassan Rohani
Iran – Presidenti i Iranit Hassan Rohani
Presidenti i zgjedhur i Iranit Hassan Rohani i ka bërë thirrje qeverisë dhe klerikëve të pushtetshëm që të ndalin së përzieri në jetën private të qytetarëve iranian.

Gjatë një fjalimi të mbajtur të mërkurën në televizionin e Teheranit, Rohani bëri thirrje që të mundësohet qasja e lirë e popullatës në internet, dhe tha se televizionet shtetërore duhet të japin më shumë lajme për jetën e zakonshme të njerëzve.

Rohani tha se “sot terreni është përgatitur për pjesëmarrjen e popullit. Ndërsa njerëzit kanë shpresa për të ardhmen”.

Javën e kaluar presidenti i zgjedhur i Iranit tha se do të ndjek një “politikë të moderuar të jashtme” përmes asaj që quajti “ndërveprim konstruktiv” me botën e jashtme.

Hasan Rohani llogaritet si një klerik i moderuar, e cila qasje besohet se i siguroi 51% të votave gjatë zgjedhjeve të qershorit.

Ai do të zevendësoj më 3 gusht presidentin në detyrë Mahmud Ahmedinejad, dhe është zotuar se do të ndërtoj besimin dhe relaksoj gjendjen në terren pasi të merr detyrën e të parit të shtetit.
XS
SM
MD
LG