Ndërlidhjet

Parisi kërkon shtyrjen e bisedave BE-ShBA


Paris - Presidenti i Francës, François Hollande

Paris - Presidenti i Francës, François Hollande

Franca ka bërë thirrje për shtyrjen e bisedimeve për tregti të lirë ndërmjet të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara për të paktën dy javë, pas dyshimeve se agjencitë amerikane spiunuan zyrat e BE-së.

Zëdhënësi i qeverisë franceze Najat Vallaud-Belkacem tha sot se një shtyrje e tillë do të mundësonte që të “shmanget çdo gjë kontraverse” dhe do t’i jap po ashtu kohë autoriteteve amerikane që të paraqesin dokumentet e kërkuara nga vendet e BE-së rreth spiunimit të dyshuar.

Sidoqoftë, Gjermania ka thënë se bisedimet për tregti të lirë me SHBA-të duhet të fillojnë të hënën në Washington, ashtu siç ishin paraparë.

Mediet raportojnë se dokumente top-sekrete që u ekspozuan në publik nga ish-kontraktori i CIA dhe NSA Edward Snowden tregojnë se Agjencia Kombëtare Amerikane e Sigurisë ka spiunuar zyrat e BE-së në Washington dhe se atë në Kombet e Bashkuara që gjendet në New York.
XS
SM
MD
LG