Ndërlidhjet

logo-print

Autostrada nuk rriti këmbimet tregtare Kosovë - Shqipëri


Autostrada e Kosovës

Autostrada e Kosovës

Projekti më i madh infrastrukturor, autostrada Prishtinë - Vërmicë, e cila buxhetit të Kosovës, vlerësohet t’i ketë kushtuar rreth 1 miliard euro, një hulumtim i bërë nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave, ka vënë në pah se ky projekt nuk ndihmoi rritjen e këmbimeve tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Nëse shikohet, eksporti i përgjithshëm tregtar nga Kosova në Shqipëri, thuhet në raportin e KIPRED-it, të titullar “Kosova në kontekst rajonal - Marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare”, nuk duket se ka ndonjë rritje të theksuar për shkak të autostradës, por sipas tyre, autostrada po shërben si rrugë alternative për eksportin e Kosovës dhe të vendeve tjera përmes Kosovës në Shqipëri.

“Pra autostrada nuk ka shkaktuar ndonjë rritje të eksportit të Kosovës drejt Shqipërisë, ajo veç se e ka zëvendësuar Maqedoninë dhe Malin e Zi si vende transit që ishin për eksportin e Kosovës dhe të vendeve tjera drejt Shqipërisë dhe përtej fqinjëve të saj”, thuhet në raport.

Drejtori Ekzekutiv i Institutit KIPRED, Ilir Deda ka theksuar se ky raport është një fotografim i gjendjes faktike të dinamikës dhe rolit të Kosovës në rajon sa i përket ekonomisë dhe tregtisë.

“Te ne fatkeqësisht ka mbetur e gjitha në një lloj sipërfaqësie, fjali parulla në fakt nuk jemi mundur të kyçemi në rrjedhat rajonale të cilat eksitojnë. Një politikë e tillë parciale dhe pa të dhëna nuk mundet të na ndihmojë. Për mua ka qenë shumë e rëndësishme kur i kam parë të dhënat në fund për autostradën që i ka kushtuar buxhetit të Kosovës 1 miliard euro, por nuk i ka kthyer asgjë, dhe nuk i ka kthyer asgjë në fillim të bashkëpunimit Kosovë – Shqipëri”, është shprehur Deda.

Brenda periudhës 5 vjeçare, pika më e ngarkuar ishte ajo e Hani të Elezit me Maqedoninë, nëpërmjet së cilës qarkulluan 35 për qind të shkëmbimit të përgjithshëm tregtar të Kosovës, apo në vlerë prej më shumë se 4.3 miliardë euro brenda këtyre viteve.

Hulumtimi më pas tregon se brenda 5 viteve të fundit Kosova ka pasur deficit të lartë tregtar.

Me madhësinë e saj ekonomike dhe shpenzimet buxhetore thuhet në raportin e KIPRED-it, shkëmbimet e përgjithshme tregtare prej rreth 2.8 miliardë euro përbëjnë 0.42 për qind të vlerave të përgjithshme të shkëmbimit tregtar të rajonit.

Megjithatë, për dallim nga vendet e tjera të rajonit Kosova ka një bilanc më të çrregullt tregtar, ku raporti eksport – import brenda periudhës 2008 - 2012 ka qenë shumë i shkëputur në dëm të eksportit.

Ndërsa, sa i përket shkëmbimeve tregtare të Kosovës me rajonin brenda periudhës pesë vjeçare, Kosova ka pasur një raport eksport import edhe më të shkëputur se ai i përgjithshëm, ndërsa ka pasur një rritje graduale por shumë të ulët në favor të eksportit përgjatë këtyre 5 viteve

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari – Lila ka theksuar se marrëdhëniet tregtare të Kosovës në kontekstin rajonal kanë ndryshuar gati tri vjet më parë dhe kjo ka ndodhur si rezultat i reciprocitetit dhe funksionimit të strukturës institucionale të Kosovës.

Politikat tregtare të Kosovës tani më e disa vite do të varen drejtpërdrejt nga dy marrëveshje tregtare. Njëra është CEFTA, e cila është aktualisht në funksion dhe marrëveshja e stabilizim asociimit, marrëveshje kjo e cila në përqindje përmban afër 70 për qind komponentët tregtare. Efektet në biznes dhe tregtinë e Kosovës do të jenë të menjëhershme duke ndikuar që bizneset te kosovare të behën më konkurruese”, tha Kusari - Lila.

Hulumtimi i Instituti KIPRED po ashtu ka vë në pah edhe mospërputhje në të dhënat tregtare reciproke.

Thuhet se importi i regjistruar në Kosovë nga një shtet është më i ulët apo më i lartë se sa vlera e regjistruar e eksportit të atij shteti në Kosovë , për të njëjtën periudhë dhe po e njëjta vlen edhe për eksportet.

Në këtë të dhëna, thuhet në raport nuk flitet për gabime të vogla gjatë regjistrimit, por flitet për shuma të larta. Në disa raste kjo mospërputhje kalon edhe shifrën 60 milionë euro në marrëdhëniet tregtare më vetëm një shtet të rajonit dhe vetëm brenda një viti.
  • 16x9 Image

    Luljeta Krasniqi - Veseli

    Luljeta Krasniqi, e lindur më 02.05.1981. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 2005. Për një kohë të gjatë ka punuar si gazetare në Agjencinë e lajmeve Kosovalive. Ekipit të Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2008.

XS
SM
MD
LG