Ndërlidhjet

logo-print

Bllokimi i integrimeve largon investitorët e huaj


Pamje nga Shkupi

Pamje nga Shkupi

Për të sjellë investitorët e huaj në Maqedoni, para së gjithash duhet siguruar kushte për një ekonomi stabile, sistem gjyqësorë që do të garantojë kapitalin dhe mbi të gjitha duhet eliminuar të gjitha parametrat që mund të kërcënojnë biznesin, thekson Seadin Xhaferi, ligjërues në fakultetin e ekonomisë në USHT, duke shtuar se garanci më e mirë për kapitalin e huaj paraqet integrimi i vendit në strukturat eruroatlantike.

Unë kujtoj se në momentin e tashëm ne jemi një vend që akoma s'e ka instaluar stabilitetin e duhur, atë politik brenda vendit, thuajse të gjitha vendet, gjegjësisht investitorët potencialë, nuk i duan këto kondita që ofron Maqedonia si shtet. Andaj jam i mendimit se këto tentativa të qeverisë për të sjellë investitorë nga vende aq të largëta janë të pasuksesshme”, shprehet Xhaferi.

Gjersa Vanco Uzunov, ekspert i ekonomisë, vlerëson se fushatat e qeverisë për të promovuar vendin veçse edhe më shumë rëndojnë xhepin e qytetarëve, sepse siç thekson ai, strategjia e qeverisë është tërësisht e gabuar.

Uzunov , madje shton se është e patolerueshme që në momentin kur Maqedonia merr shuplakën e radhës nga BE-ja, kreu i qeverisë nuk e sheh të arsyeshme të japë asnjë sqarim, po preferon të shkojë në Kinë për të gjetur investitorë.

“Mendoj se nuk është në rregull të iket nga vendi në momentin që duhet dhënë të paktën sqarim pse Maqedonia ngec në procesin integrues në këtë moment shumë të rëndësishëm, kur Brukseli vlerësoi përparimin e të gjitha vendeve të rajonit, por jo edhe të Maqedonisë, duke i bërë me dije se ka shumë obligime për të kryer”, shprehet Uzunov.

Ndërkaq, Seadin Xhaferi thotë se është praktikë e të gjitha vendeve të dala nga tranzicioni që të kërkojnë investitorë kudo, madje edhe në vendet e largëta, por siç shprehet ai, Maqedonia është treg i vogël dhe në këtë drejtim duhet pasur një qasje e përbashkët me vendet e rajonit.

Megjithatë, sipas tij investitorët më të sigurt mbeten mërgata e Maqedonisë dhe fokusi i qeverisë duhet të jetë në këtë drejtim.

“Mërgimtarët tanë janë të vetmit ata që disi mund të ndihmojnë nga ajo anë që në kohën e sotshme duhet pasur të qartë se rregulli i patriotizmit nuk vlen, ngase fitimi është në radhë të parë dhe besoj se qeveria duhet të krijojë një plan të thuktë të orientuar kah tërheqja e kapitalit të mërgatës me privilegje të caktuara, kjo mund të sjellë rezultate, gjersa e theksoj se jam shumë skeptik se biznesmenët e Amerikës Latine ose ata kinezë mund të intrigohen të investojnë në Maqedoni”, thekson Seadin Xhaferi, ekonomist.

Nga ana tjetër sipas ekspertit për çështje ekonomike Vanco Uzunov, udhëtimet e qeverisë kanë për qëllim mbërritjen e efektit në plan të brendshëm politik, për të dëshmuar para opinionit se ne mundemi edhe nëse nuk jemi në BE dhe NATO.

Qëllimi i që qeveria i ka bërë, i bën dhe besoj do të vazhdojë t`i bëjë që të krijohet përshtypje në opinionin e brendshëm, ja qeveria po bën përpjekje maksimale për mëkëmbjen e ekonomisë po ja që kushtet e vështira si pasojë e krizës globale bëjnë që rezultatet të ndihen më ngadalë”, shprehet Uzunov.

Ndryshe kryeministri i Maqedonisë me një përbërje më të gjerë qeveritare gjendet në Kinë për të prezantuar mundësitë që ofron Maqedonia si truall atraktiv për investitorët e huaj.

Para Kinës qeveria e Maqedonisë realizoi udhëtim në Amerikën Latinë, SHBA, dhe në disa vende të Azisë.
XS
SM
MD
LG