Ndërlidhjet

AI: Rusia e Ukraina të papenguar bëjnë tortura


Ilustrim

Ilustrim

Amnesty International thotë në një raport të vet se agjencitë e sundimit të ligjit në Azinë Qendrore, në veçanti në Rusi dhe Ukrainë “kryejnë kidnapime, zhdukin, transferojnë jashtëligjshëm, dhe i torturojnë individët e kërkuar”.

Raporti i titulluar “Kthimi në torturë: ekstradimi, kthimi i dhunshëm në Azinë Qendrore” është publikuar të mërkurën.

Ky dokument nënvizon se lehtësirat me të cilat shtetet e Azisë Qendrore e kanë të mundur kthimin e dhunshëm të individëve të kërkuar nga shtete e tjera të pavarura, është praktikë e papenguar.

AI raporton për përdorimin e rregullt të këtyre metodave, të cilat sipas kësaj organizate, janë një program i shtrirë në gjithë rajonin.

Kjo organizatë globale për të drejtat e njeriut, shkruan në raportin e saj po ashtu se dorëzimi i të dyshuarve ka raste kur pengohet, nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Por në këto raste, siç thotë Amnesty International, autoritetet praktikojnë “subverzione cinike të së drejtës ndërkombëtare” për të siguruar transferin e invidëve që autoritetet e tyre kërkojnë.
XS
SM
MD
LG