Ndërlidhjet

logo-print

Sheshi Taksim, gjykata vendos pro-demonstruesve


Turqi - Njerëzit ecin në drejtim të Qendres Kultutore Ataturk, gjatë një proteste në sheshin Taksim të Stambollit, 18Qershorr2013.

Turqi - Njerëzit ecin në drejtim të Qendres Kultutore Ataturk, gjatë një proteste në sheshin Taksim të Stambollit, 18Qershorr2013.

Një gjykatë në Turqi ka anuluar projektin për rizhvillimin e sheshit Taksim në Stamboll, tregon një kopje e verdiktit të gjykatës.

Ndryshimi i hapësirës së gjelbërt në sheshin qendror të Stambollit, ka shkaktuar protesta të dhunshme anti-qeveritare gjithandej në Turqi.

Gjykata administrative në verdiktin e dhënë arsyeton se një plan master për të ridizejnuar këtë shesh të gjelbëruar përbënë shkelje të rregullave të konservimit, identitetin e sheshit dhe rregullore të tjera.

Ky vendim thuhet se mund të rrezikoj, atë që shumica e kanë parë si kërkesë personale të kryeministrit Recep Tayyip Erdogan për të ribërë sheshin Taksim, përkundër kundërshtimeve në terren, të cilat çuan drejt protestave masive kundër stilit të tij autoritar të qeverisjes.
XS
SM
MD
LG