Ndërlidhjet

Berisha: S'ka pasaporta për kosovarët


Tiranë - Kryeministri në largim i Shqipërisë Sali Berisha

Tiranë - Kryeministri në largim i Shqipërisë Sali Berisha

Qeveria e Shqipërisë, duke iu përgjigjur popullatës në rritje që ka në diasporë, ka planifikuar që t’i mundësojë fëmijëve shqiptarë që jetojnë jashtë të marrin shtetësinë shqiptare.

Por kryeministri në largim Sali Berisha ka nënvizuar se kjo mase - që hyn në fuqi më 1 gusht - nuk do të vlej edhe për shqiptarët e Kosovës,

Shqipëria dikur ishte vendi më i izoluar në botë, dhe për të arsye mijëra shqiptarë kanë ikur nga regjimi komunist në shtete të treta.

Nga frika se politika e re e qeverisë shqiptare mund të shkaktoj polemika për statusin e shqiptarëve që janë pakicë në shtetet përreth, kryeministri Sali Berisha ka thënë se rregullorja e re nuk ka për qëllim që të zgjeroj kufijtë e Shqipërisë.
XS
SM
MD
LG