Ndërlidhjet

Shkencëtarët amerikan krijojnë “veshin bionik”


Sh.B.A.-Veshi i fabrikuar nga printeri 3-D në laborator

Sh.B.A.-Veshi i fabrikuar nga printeri 3-D në laborator

Shkencëtarët nga Universiteti Princeton në Shtetet e Bashkuara kanë sjell një mjet të ri në kibernetikë: një printer 3 dimensional.

Ky ekip hulumtuesisht kanë gjetur mënyrën për të printuar një copë veshi-silikoni, të përzier me qelizat e gjedhit, të mbushur me grimca argjendi, që bashkërisht formojnë një antenë.

Si çdo antenë tjetër, edhe kjo mund të pranojnë radio sinjal.

Veshi 3-D nuk mund të zëvendësoj atë të njeriut.

Ai është dizajnuar për të testuar se çfarë mund të bëhet me teknologjinë e printimit 3-D në kibernetikë, e cila është fushë e kombinimit të indeve biologjike me ato elektronike.

Profesori që drejtori këto hulumtime, Michaal McAlpine, thotë se ekipi i tij ka bërë një hap të vogël, por që puna e tyre do të çojë eventualisht në një lloj shqise të gjashtë digjitale për njerëzit, duke i dhënë trupit të njeriut një mundësi më shumë për t’u lidhur me pajisjet elektronike.
XS
SM
MD
LG