Ndërlidhjet

Amerika L. diskuton skandalin me avionin bolivian


Ilustrim
Ilustrim
Udhëheqësit e Amerikës Latine do të mbajnë sot një samit, për të diskutuar devijimin e aeroplanit të presidentit të Bolivisë, Evo Morales, në hapësirën ajrore të Evropës.

Bolivia ka thënë se Morales ka qenë duke u kthyer nga Moska të martën, kur Franca dhe Portugalia kanë ndaluar befas aeroplanin e tij që të hyjë në hapësirat e tyre ajrore, për shkak të dyshimeve se ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Snowden, ka qenë në bord.

Bolivia ka thënë se Italia dhe Spanja kanë ndaluar po ashtu aeroplanin të fluturojë në qiejt e tyre.

Udhëheqësit latino-amerikanë kanë thënë se ky është një veprim jomiqësor.

Uashingtoni nuk ka pranuar të komentojë pohimet se ai ndodhet prapa skandalit.

Snowden kërkohet nga drejtësia amerikane nën akuzat për spiunazh.
XS
SM
MD
LG