Ndërlidhjet

Siberi: 4 të mbijetuar nga rrëzimi i helikopterit


Ilustrim

Ilustrim

Ekipet e kërkimit në Siberi kanë gjetur katër persona të gjallë në vendin, ku, të martën, është rrëzuar një helikopter MI-8.

Ministria për Situata Emergjente e Rusisë ka thënë se katër personat, tre anëtarë të ekuipazhit dhe një pasagjer fëmijë, i kanë mbijetuar incidentit.

Njëzetekatër njerëz të tjerë në bordin e helikopterit, në mesin e tyre dhjetë fëmijë, kanë vdekur.

Rajonu Jakutia, ku është rrëzuar helikopteri, shtrihet në veri të Qarkut të Arktikut.

Helikopterët atje përdoren shpesh për të transportuar njerëzit në zona më të largëta.
XS
SM
MD
LG