Ndërlidhjet

Burns: Marrëveshja, hap në rrugën e duhur


Ilustrim

Ilustrim

Ish-ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, Nickolas Burns, i cili është angazhuar intensivisht në negociatat që kanë çuar në pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, i ka thënë Zërit të Amerikës se marrëveshja e tanishme midis Kosovës dhe Serbisë është një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur.

"Marrëveshja është një hap përpara, ndonëse nuk shkon deri aty ku ne të gjithë do të dëshironim. Mendoj se tani ka ardhur koha që Qeveria e Serbisë të pranojë se Kosova është një shtet i pavarur, që nuk do të kthehet në ndonjë formë vartësie te Serbia, pas asaj lufte të përgjakshme", ka thënë zoti Burns.

Ai ka shtuar se rruga për Serbinë që të modernizohet dhe të jetë e suksesshme, për t’u afruar dhe anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe në NATO, është që ta trajtojë Kosovën në mënyrë të drejtë.
XS
SM
MD
LG