Ndërlidhjet

Koreja e Jugut propozon bisedime me Veriun


Kore e Jugut

Kore e Jugut

Koreja e Jugut ka propozuar bisedime të nivelit të lartë me Veriun, në lidhje me rihapjen e zonës së përbashkët industriale Kaesong.

Seuli ka bërë ofertën një ditë pasi Phenjani ka thënë se zyrtarët e Koresë së Jugut mund të vizitojnë kompleksin e mbyllur për të inspektuar dhe mirëmbajtur pajisjet.

Puna në fabrikë, e cila ka qenë simbol i rrallë i bashkëpunimit Veri-Jug, është ndërprerë në prill për shkak të tensioneve të larta rajonale.

Përpjekjet për të mbajtur bisedime të nivelit të lartë muajin e kaluar, kanë dështuar për arsye procedurale.

“Qeveria do që bisedimet të mbahen në fshatin e armëpushimit - Panmunjom”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Unifikimit të Koresë së Jugut.

Koreja e Veriut nuk i është përgjigjur ende propozimit.
XS
SM
MD
LG