Ndërlidhjet

Betohet presidenti i përkohshëm i Egjiptit


Kajro
Kajro
Kreu i Gjykatës Kushtetuese të Egjiptit, Adli Mansour, është betuar në postin e presidentit në detyrë të këtij vendi.

Betimi ndodh disa orë pasi ushtria ka përmbysur presidentin islamik, Muhammad Morsi.

Ushtria ka thënë se ka ndërmarrë këtë veprim, pasi Morsi “ka dështuar të përmbushë kërkesat e popullit”.

Presidenti i përmbysur e ka cilësuar veprimin si “grusht-shtet”.

Ushtria ka pezulluar edhe Kushtetutën e hartuar nga islamistët dhe ka premtuar zgjedhje të reja.

Për më shumë hollësi rreth zhvillimeve të fundit në Egjipt, lexoni këtu.
XS
SM
MD
LG