Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka uruar sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry, me rastin e shënimit të 237-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Qytetarët e Republikës së Kosovës do të jenë gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Republika e Kosovës dhe SHBA-të do të mbesin përgjithmonë shtete mike, partnerë dhe aleatë të vërtetë. Populli i Kosovës ju bashkohet festës suaj në këtë ditë të madhërishme“, thuhet ne telegramin e urimit.
Ministri Hoxhaj ka shprehur besimin se lidhjet e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve dhe popujve do të thellohen edhe më tutje.