Ndërlidhjet

Gruevski do bisedime më të intensifikuara me Greqinë


Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski.

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski.

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, ka kërkuar nga homologu grek, Antonis Samaras, bisedime më të intensifikuara për zgjidhjen e kontestit të emrit midis Shkupit dhe Athinës.

Në letrën e dërguar, Gruevski ka kërkuar të formohen ekipe, të cilat do të udhëhiqeshin nga kryeministrat e të dyja vendeve, ndërsa bisedimet do të zhvilloheshin me praninë e ndërmjteësuesit ndërkombëtar, Mathew Nimic.

Emri Maqedonia, pas shpërbërjes së Jugosllavisë më 1991, është bërë subjekt i polemikave midis Shkupit dhe Athinës, pasi në shtetin grek ndodhet një rajon me të njëjtëin emër.

Kontesti ka lënë prapa Maqedoninë edhe në rrugën e integrimit evropian.
XS
SM
MD
LG