Ndërlidhjet

Shpëtohen 400 emigrantë në Lampedusa


Ilustrim
Ilustrim
Rreth 400 emigrantë janë shpëtuar gjatë natës ndërmjet brigjeve të bregdetit italian dhe maltez, kanë njoftuar dy qeveritë.

Rojet bregdetare të Italisë dhe Maltës u kanë zënë rrugën afro 290 njerëzve dhe i kanë dërguar në ishullin mediteran.

Kjo llogaritet të jetë njëra prej ardhjeve më të mëdha të emigrantëve në shtetin e vogël bregdetar.

Sipas gazetës “Times of Malta” katër burra dhe tri gra janë hospitalizuar, ndërsa mjekët kanë konstatuar se viktimat ishin plagusor me armë zjarri.

Anija e cila i transportonte, besohet se është nisur nga Libia.

Rojet bregdetare italiane thonë se kanë eskortuar më vonë edhe një anije tjetër, që kishte kërkuar leje për t’u ankoruar në portin sicilian Syracuse.

Më vonë është konstatuar se në bord ishin mbi 100 klandestinë, në mesin e të cilëve kishte edhe dhjetëra fëmijë dhe gra, përfshirë edhe një grua shtatëzënë.

Udhëtarët e kësaj anije dyshohet se janë sirianë dhe se kanë nisur udhëtimin e tyre nga Egjipti.

Çdo vit, mijëra njerëz, duke ikur nga skamja dhe përndjekja, kalojnë përmes Detit Mesdhe nga Afrika në Evropë, shpesh me anije të cilat nuk janë në gjendje të mirë teknike.
XS
SM
MD
LG