Ndërlidhjet

“Përparim historik” i Beogradit dhe Prishtinës


Daçiq dhe Thaçi
Daçiq dhe Thaçi
Marrëveshja midis Beogradit dhe Prishtinës është “përparim historik” dhe “marrëveshje revolucionare”, me rëndësi të madhe për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, kanë vlerësuar shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, dhe komisionari për zgjerim i BE-së, Stefan Fuele.

Dy zyrtarët kanë thënë se kjo marrëveshje reflekton vendosmërinë e Beogradit dhe të Prishtinës që të ardhmen e tyre ta shohin në Bashkimin Evropian dhe bazohet në angazhimin për paqe të qëndrueshme në rajon.

Ata i kanë bërë komentet në një tekst autorial, të botuar në gazetën boshnjake “Dnevni Avaz”.

Duke folur për situatën në Bosnjë, Ashton dhe Fuele kanë thënë se perspektiva evropiane e këtij vendi nuk do të lulëzojë pa guxim dhe vendosmëri politike.
XS
SM
MD
LG