Ndërlidhjet

Reagime të ndryshme për zhvillimet në Egjipt


Kajro
Kajro
Përmbysja e presidentit të Egjiptit, Mohammad Morsi, është pritur me reagime të ndryshme në mbarë botën.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se është “thellësisht i shqetësuar” me veprimin e ushtrisë në Egjipt dhe ka thënë se administrata e tij është duke shqyrtuar ndihmën e huaj për këtë vend.

Kryeministri britanik, David Cameron, ka thënë se Britania është kundër ndërhyrjes ushtarake dhe ka bërë thirrje për tranzicion demokratik.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka kërkuar nga palët “dialog dhe përmbajtje”.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka thënë se Egjipti duhet t’i kthehet procesit demokratik.

Rusia ka thënë se të gjitha palët duhet të përmbahen dhe të shmangin dhunën.

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, e ka cilësuar rënien e Morsit si arritje të madhe.

Izraeli, ndërkaq, ka qenë i heshtur ndaj zhvillimeve.
XS
SM
MD
LG