Ndërlidhjet

Jahjaga uron Obamën


Foto arkivi
Foto arkivi
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka uruar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, me rastin e 237-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së.

"Në emër të popullit të Kosovës dhe emrin tim personal, ju përcjell urimet më të mira për ju dhe popullin amerikan, përderisa ju shënoni përvjetorin e dyqindetridhjeteshtatë të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe festoni pavarësinë, lirinë dhe prosperitetin e kombit tuaj".

"Përkushtimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj demokracisë dhe lirisë, diversitetit dhe barazisë, harmonisë dhe prosperitetit në tokën e juaj dhe nëpër botë është një frymëzim për Republikën e Kosovës dhe institucionet e reja demokratike të saj, të ndërtuara me mbështetjen e popullit amerikan dhe përpjekjet e palodhshme të mijëra burrave dhe grave, të cilët besuan në vendosmërinë tonë për të aspiruar dhe vepruar në përputhje me vlerat e përbashkëta që ndajmë me vendin tuaj. Këto vlera që kanë udhëhequr angazhimin e juaj për paqe dhe stabilitet në Kosovë, siguruan për qytetarët e saj dhe për rajonin mundësinë e hapjes së një kapitulli të ri", thuhet pos tjerash në urimin e presidentes Jahjaga.
XS
SM
MD
LG