Ndërlidhjet

VV dërgon në Kushtetutese ratifikimin e Marrëveshjes


Visar Ymeri, Vetëvendosje

Visar Ymeri, Vetëvendosje

Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, të mbështetur nga deputetët Agim Kuleta nga Lëvizja për Bashkim, dhe Emin Gërbeshi, i pavarur, dërguan në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës kërkesën lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë Ndërkombëtare të Parimeve që Rregullojnë Normalizimin e Marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Kërkesën e dorëzoi drejtuesi i Grupit Parlamentar, Visar Ymeri.

“Këtë kontestim, ne e kemi bërë në dy rrafshe. E kemi kontestuar në rrafshin procedural, pra të miratimit të saj, dhe shkeljet procedurale që i kemi vërejtur aty, dhe e kemi kontestuar në rrafshin përmbajtjesor, për shkak se përmbajtja e kësaj marrëveshjeje ndërkombëtare është në kundërshtim me ligjin pozitiv në Kosovë, është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe veçanërisht me rendin kushtetues dhe republikan të vendit”, ka thënë Ymeri.

“Prandaj, siç e kemi, këtë marrëveshje dhe të gjitha efektet e saj që do të prodhohen në vazhdim, do t’i kontestojmë në të gjitha mënyrat demokratike që i kemi në dispozicion, vetëm e vetëm për ta pamundësuar zbatimin e tyre në Republikën e Kosovës”, ka theksuar ai.
XS
SM
MD
LG