Ndërlidhjet

Qeveria: Lituania përkrah euro-agjendën tonë


Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj
Shefi i diplomacisë së Lituanisë, Linas Linkevicius, vendi i të cilit kryeson Bashkimin Evropian, i ka shpreh sot Kosovës” mbështetje për avancimin e agjendës euro-integruese”, njofton qeveria në Prishtinë.

Sipas një komunikate për shtyp kjo mbështetje i është komunikuar ministrit të jashtëm të Kosovës Enver Hoxhaj, i cili ka fol në telefon me homologun e Lituanisë.

Qeveri njoftoi tutje se Hoxhaj i ka vlerësuar raportet e mira ndërmjet të dy shteteve, dhe ka shprehur vullnetin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale me Lituaninë.

Gjatë këtij muaji, ministri i Jashtëm i Lituanisë Linkevicius, pritet të zhvillojë një vizitë në Republikën e Kosovës.

Tutje në këtë komunikatë thuhet se ministri Hoxhaj ka pasur një bisedë tjetër telefonike me homologun e tij nga Letonia, Edgars Rinkevics, të cilit i ka shprehur interesim për shkëmbime në fushën e ekonomisë, arsimit dhe teknologjisë si dhe në sferën e kulturës.

Në anën tjetër, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Letonisë, Edgars Rinkēvičs, siç thuhet në komunikatën e qeverisë “ka thënë se vendi i tij është një mbështetës i fuqishëm i Kosovës në agjendën evropiane”.
XS
SM
MD
LG