Ndërlidhjet

Morales kërcënon: Do të mbylli ambasadën e ShBA


Austri - Presidenti bolivian Evo Morales, para largimit nga aeroporti i Vjenës, ku ishte detyrar të aterojë 03Korrik2013
Austri - Presidenti bolivian Evo Morales, para largimit nga aeroporti i Vjenës, ku ishte detyrar të aterojë 03Korrik2013
Presidenti i Bolivisë Evo Morales ka kërcënuar se do të mbyll ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Bolivi, në saje të përgjigjes që aeroplani i tij u pengua nga hapësira ajrore evropian, nën dyshimin se Edward Snowden është në bord.

Morales ka akuzuar Washingtonin se i ka bërë presion Francës, Portugalisë, Italisë dhe Spanjës që t’i ndalojnë aeroplanit të tij hyrjen në hapësirën e tyre ajrore, të martën mbrëma, derisa ai po fluturonte prapë për në Bolivi nga Rusia.

Aeroplani i tij është detyruar më pas që të aterojë në Vjenë.

Por pas kontrollit të fluturakes, autoritetet nuk gjetën Snowden në aeroplan.

Morales ndërkaq është takuar të enjten mbrëma në Bolivi me liderët e Venezuelës, Ekuadorit, Argjentinës, Uruguajis dhe Surinames.

Takimi është zhvilluar për të mbështetur Moralesin pas incidentit me aeroplan.

Liderët e Amerikës Latine kanë denoncuar këtë incident si një dhunim diplomatik.

Snowden i cili kërkohet nga Shtetet e Bashkuara për spiunim, besohet se ende gjendet në aeroportorin e Moskës, prej kur është larguar nga Hong-Kongu.
XS
SM
MD
LG